Filmi “Triangle of Sadness” fimi fitues në Cannes

The 75th Cannes Film Festival – Closing ceremony – Cannes, France, May 28, 2022. Director Ruben Ostlund, Palme d’Or award winner for the film film “Triangle of Sadness”, poses next to Vincent Lindon, Jury President of the 75th Cannes Film Festival.

Festivali i 75-të i filmit në Cannes ishte përplot glamur. Ky festival u mbajt edhe nën ndikimin e luftës në Ukrainë. Madje në festival u shfaq edhe filmi i regjisorit Mantas Kvedaravicius, i vili  u vra në muajin mars nga trupat ruse. Ky film dokumentari i tij i papërfunduar  “Mariupolis 2” – u luajt në Cannes dhe sikur kishte edhe një klithje për zgjimin e botës.  

Ndërsa “Palmën e Artë” për këtë vit e fitoi filmi i regjisorit suedez Ruben Östlund me filmin “Triangle of Sadness”. Tani ky regjisor është futur në grupin e veçant të regjisorëve që kanë fituar dy herë Palmën e artë, në të cilin grup janë edhe Francis Ford Coppola, Michael Haneke, Emir Kusturica, vëllezërit Jean-Pierre Dardenne dhe Luc Dardenne, etj.

“Triangle of Sadness” është një film i zhanrit satirë, i cili përmes zhurmshme deri në kakofoni na tregon problemet që na krijohen nga kapitalizmi modern.

Çmimi “Grand Prix”, u nda midis regjisores Claire Denis për fimin “Stars at noon” dhe Lukas Dhont me filmin “Close”.

Gjithashtu, ajo çka vëlen të theksohet se edhe filmi “Tori and Lokita”, ku luan aktori Alban Ukajn mori Çmimin Special të 75-vjetorit të Festivalit të Filmit në Cannes. 90 minuta sa zgjati ceremonia e ndarjes së çmimeve la të nënkuptohet se Festivali i i Filmit në Cannes insiston në se filmi është qendra e vëmendjes. Edhe kritikët ndanin mendimin se Edicioni i 75-të rikonfirmon linjen e vazhdueshme dhe rëndësinë që ky festival ka për botën e filmit.

/Gaztea Express/

Read Previous

Vdes 17-vjeçarja kosovare në Gjermani, u godit nga vetura derisa po shkonte në shkollë

Read Next

“Tori and Lokita” me aktorin shqiptar Alban Ukaj, merr çmim special në Festivalin e Filmit në Kanë