Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Një person është gjetur pa shenja jete në rrugën “Fadil Nimani” në Gjakovë.
Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës.
Policia në raportin 24-orësh ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Sipas PK-së, rasti është duke u hetuar, ku i njëjti është iniciuar “Hetim i vdekjes”.
Njofton për Mediumin Syri, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.