Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dje ka ndarë çmimet për letërsi. Ndër çmimet ka qenë edhe ai për veprën më të mirë në kritikë letrare dhe estetikë “Ibrahim Rugova”, cmim ky i cili iu dha autores gjakovare Blerina Rogova-Gaxha, për studimin “Vdekja në letërsinë modern shqipe”. E ky çmim e ka nderuar autoren dhe studiuesen e letërsisë.
Ky hulumtim autores Gaxha i ka kushtuar disa vite kohë dhe tema për vdekjen është zgjedhur për disa arsye.
Ndërsa pikë reference për këtë studim ka zgjedhur tre autorë shqipëtarë të cilët poashtu e kanë trajtuar vdekjen në veprat e tyre.
Suksesi i fundit i autores gjakovare nuk është i vetmi pasiqw ajo numëron çmime të shumta .
Në vitin 2020 ajo ajo rrëmbeu ëmimin kombëtar për veprën më të mirë në poezi. Në 2015 në Slloveni ishte laureate e çmimit ndërkombëtar për letërsinë “Crystal Vilencia Award”.
Autorja ka pasur prezanitime të shumta në festivalet e letërsisë dhe panairet e librit në Gjermani, Austri, Zvicër, Kroaci, Slloveni, e shumë vende të tjera poashtu poezitë dhe esetë e saj janë përkthyer dhe botuar në shumë gjuhë të huaja.