Vdekja e Tahir Emras, Çeku: Humbëm personin i cili la gjurmë të pashlyeshme në botën e artit

Ditën e sotme ka ndërruar jetë piktori, pedagogu e akademiku, Tahir Emra.

E ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes së të ndjerit, shkruan Klankosova.tv.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, piktorit të madh, pedagogut dhe akademikut Tahir Emra. Vendi ynë sot ka humbur një personalitet i cili ka lënë gjurmë të pashlyeshme në botën e artit”, ka shkruar Çeku.

“Me angazhimin e tij si profesor në Akademinë e Arteve të Universitetit të Prishtinës, Emra ka dhënë kontribut të madh në edukimin e brezave të rinj në fushën e arteve pamore ndërsa veprat e tij që gjenden në shumë galeri e muze të botës, në institucione dhe në koleksione private janë pasuri e jashtëzakonshme.  Vepra dhe kontributi i tij do të mbeten përgjithmonë në historinë e kulturës sonë kombëtare, si frymëzim për brezat e ardhshëm”./Klankosova.tv

Read Previous

Qendra Tregtare Center Mall, ofroi tri ofertat më të larta në ankandin publik për lokalet në Parkun e Madh të Qytetit

Read Next

Universiteti “Fehmi Agani” do të regjistrojë 70-të studentë të rregullt në studimet master