Është zhvilluar ndeshja hapëse e xhiros së pestë në Ligën e Parë të Basketbollit në konkurencën e meshkujve, në mes të KB “Vëllaznimit” dhe KB “Borea” , ku Vëllaznimi ka shënuar një fitore të thellë me rezultat 90 – 53.
Kjo përballje Vëllaznimit ia ka sjellë fitoren e pestë radhazi, që ia mundëson kësaj skuadre vazhdimin e serisë së fitoreve, dhe pozitën e parë në Ligën e Parë, me gjithsej 10 pikë të grumbulluara.
Në ndeshjen e radhës basketbollistët e Vëllaznimit përballen me basketbollistët e AS Prishtina.