Vazhdon qarkullimi i parave false në Kosovë

Policia e Kosovës njofton se në Prishtinë dhe Fushë Kosovë dje janë sekuestruar një shumë e parave të falsifikuara.

Sipas policisë në Prishtinë, ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ne institucionin ku ai punon janë deponuar një shume e të hollave që dyshohet të jenë të falsifikuara.

“Të hollat janë sekuestruar si dëshmi për hetime të mëtutjeshme”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Po ashtu sipas siç njofton policia në Fushë Kosovë ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në institucionin ku ai punon janë deponuar një shumë e të hollave të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.

“Të hollat janë sekuestruar si dëshmi për hetime të mëtutjeshme”, thuhet po ashtu në raport.  /KosovaPress/

Read Previous

Haaland bën historinë me pesë golat e shënuara kundër Luton Town

Read Next

Dëmtohet ura që lidh fshatin Nivokaz dhe Molliq