Vazhdon qarkullimi i parave false

Përfaqësues i një banke në Prizren ka raportuar se kompani të ndryshme kanë deponuar 3045€ që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Policia e Kosovës ka njoftuar se parat janë sekuestruar për hetim të mëtutjeshëm.

“Rr. Besim Shalla, Prizren 24.02.2024. Ankuesi mashkull kosovar, përfaqësues i bankës ka raportuar se kompani të ndryshme kanë deponuar 3045€ që dyshohet të jenë të falsifikuara. Parat janë sekuestruar për hetim të mëtutjeshëm”, thuhet në raportin policor.

Rasti po hetohet nga organet e rendit si “ Falsifikim i parasë” . /RTK/

Read Previous

Ministrja Gërvalla deklarohet lidhur me akuzën për mosraportim të pasurisë

Read Next

Shqipëria u përgjigjet kritikave të UNESCO-s për Gjirokastrën dhe Beratin