Vazhdon misteri i vjedhjes së naftës edhe sot në QMF-të në Gjakovë

Historia pothuajse e njëjtë po përsëritet. Para tri ditëve raportuam se në QMF në Brekoc po mungonin 1000 litra naftë madje këtë lajm e kishte konfirmuar edhe policia. Dy ditë më pas raportuam se e njëjta situatë kishte ndodhur në QMF në Cërmjan dhe Skivjan. Ndërsa, sot me datë 5 nëntor arrijmë të kuptojmë se historia e njëjtë po ndodh edhe në QMF në Ponoshec. Mjeku i këtushëm nuk pranoi të prononcohet para kamerës së TV Syri por prapa kamerës  na tha se “Me 27 tetor e mërkurë, kanë ardhur punëtorë nga kompania e kontraktuar, gjegjësisht nga “Petrol Company”,  dhe e kanë mbushur me 1000 litra naftë rezervuarin , të paktën këtë gjë e dëshmonte aparatura e naftës, ku me sytë tonë pamë se shkoi në 1000 litra naftë.

Mirëpo, me të kuptuar që në QMF në Brekoc po mungonte nafta. U kujdesëm ta pastrojmë pjesën ku ndodhet xhami që tregon sasinë e naftës dhe të dijmë nëse janë litrat e sakta që ka mbushur kompania apo thjeshtë është  sasia e naftës që teproi nga viti i kaluar. Dhe me ketë rast arritëm të kuptojmë se nafta e ndodhur në rezervuar është vetëm sasia  që ka qenë nga viti i kaluar” ka thënë ndër të tjera specialist i mjekësisë familjare Jozef Berisha.

Mjaftoi një rast që qendrat e tjera t’i përvishen punës për të kuptuar nëse po e trashëgojnë problemin e njëjtë. Dhe njëherë po ju kujntojmë se deri më tani  bëhet fjalë për 5 qendra të mjekësisë familjare për të cilat është raportuar për mungesë të naftës në rezervaret e ngrohjes. Gjkatë ditës së sotme në njërën prej tyre janë parë njësitet relevantë të cilat janë duke vazhduar me hetimet për zbardhjen e këtyre rasteve.

Read Previous

DSHMS nxjerr komunikatë për media lidhur me rastet e mungesës së naftës

Read Next

​Mbi 21 për qind rritet konsumi i energjisë elektrike, KEDS apelon për kursim maksimal