Vazhdojnë gërmimet për gjetjen e mbetjeve mortore të të zhdukurve nga lufta e Kosovës

Pa gjetje të mbetjeve mortore kanë përfunduar gërmimet ditë më parë në një lokacion Suharekë, ndërkaq gjetje pati në Prekaz si rezultat i gërmimeve në fund të shkurtit.

Kjo u bë e ditur  për RTK-në nga Komisioni Qeveritar për të Pagjeturit. Në Prekaz u gjetën mbetje kockore të një individi  identiteti i së cilit do të përcaktohet vetëm pas rezultateve nga analiza e ADN-së.

Kushtrim Gara nga ky Komision i tha RTK-së se gërmimet vlerësuese do të vazhdojnë edhe në lokacionet tjera tanimë të shënjuara dhe për të cilat janë siguruar ‘urdhrat për zhvarrim’. 

Ndërkohë për kryetarin e këtij komisioni Andin Hoti shqetësuese mbesin lokacionet në Serbi.

Ai tha se i kanë dërguar sërish letër në janar shefit të diplomacisë evropiane Borell, derisa këtë shqetësim tha ai se do ta përcjellë në Bruksel edhe kryenegociatori kosovar, Besnik Bislimi. /RTK/

Read Previous

Shqipëria ndalon importin e mishit të derrit dhe shpendëve nga 6 vende

Read Next

Gjithçka nga takimi Osmani – Robinson