Edhe pas 22 vjetësh nga vrasja e bijëve e bijave të tyre, familiarët s’po gjejnë qetësi.
Varrezat e martirëve në Qabrat janë për keqardhje. Disa varre janë shembur në një anë, disa janë thyer, pllaka pa emra, pa fotografi, pa identitet. https://www.syri-vision.tv/
Familiajrët pyesin se a ishte kjo ajo për cfarë ata u flijuan. Nëna Elvane këtu i ka të varrosur dy djemt dhe burrin, ajo tha që deri tash ata i kanë mirëmbajtur vet varrezat, por që dikush tashmë duhet të kujdeset për to.
Me gjithë dhembjen dhe në moshën e shtyer që ka Babai Fetahu, ja ka rregulluar vet varrin djalit, pasi ai ishte shembur. Ai kujdeset gati cdo ditë, dhe jo vetëm për varrin e djalit të tij por edhe të vëllaut, djalit të vëllaut por me mundësit që ka edhe të të tjerëve.https://www.syri-vision.tv/
Familiarët mbesin me shpresë që në një afat të shkurtër do të bëhet ndonjë zgjidhje dhe dikush do të kujdeset për këto varreza të cilat fatkeqësisht nuk do të duhej të mbeteshin në përkujdesjen vetëm të familjarëve por edhe të të tjerëve.