Van Dijk: Jam shumë i qetë për situatën time

Kapiteni  i Liverpool-it  , Virgil van Dijk  , thotë se nuk shqetësohet se situata e tij e kontratës në Anfield do të shkaktojë shpërqendrim këtë sezon.

Marrëveshja aktuale e qendërmbrojtësit holandez skadon verën e ardhshme.

Van Dijk tha për  Sky Sports:  “Unë jam shumë i qetë [për të ardhmen time]. Çështja është se dua të luaj sërish sezonin më të mirë që mundem. Dua të jem i rëndësishëm dhe të qëndroj i rëndësishëm për klubin. 

“Çfarë ndodh? Le të shohim, por jam shumë i qetë për situatën time. Nuk ka arsye që unë të mendoj për diçka tjetër, sepse kam të gjithë sezonin për të luajtur.

“Çfarëdo që të ndodhë tani, Anfield ka një vend të veçantë në zemrën time. Dhe ka qenë i suksesshëm. Le të shohim se çfarë do të ndodhë.”/skysports/

Read Previous

Dëshmitari Zhita: Avokatët dhe prokurorët e DhSK-së deformuan fjalë nga libri im

Read Next

Sokol Cikalleshi transferohet në Iran