Vala e të nxehtit që përfshiu Evropën arrin kulmin

Vala e të nxehtit që përfshiu Evropën ka arritur kulmin, ndërsa në jug të kontinentit janë shënuar temperatura jashtëzakonisht të larta.

Në disa pjesë të Spanjës, temperaturat e larta, të shkaktuara nga “ajri shumë i nxehtë dhe i thatë” nga Afrika e Veriut, pritet të zgjasin deri nesër, shkruan Guardian.

Ministria spanjolle e Shëndetësisë lëshoi ​​një paralajmërim duke u kërkuar njerëzve që të marrin të gjitha masat e nevojshme kundër temperaturave të larta.

/abcnews.al/

Read Previous

Lufta Izrael-Hamas/ Blinken: Shumë pranë marrëveshjes për armëpushim dhe lirimin e pengjeve

Read Next

Largimi i Zirkzee, Bologna mendon ta zëvendësojë me sulmuesin “Dardan”