Kur na ndajnë rreth 1 javë para fillimit të garave në Ligën e Parë, të futbollit kosovar, Ligë në të cilën bënë pjesë edhe skuadra e Vëllaznimit, futbollisët dhe stafi teknik i kësaj skuadre janë vaksinuar me vaksinën anti-COVID19.
Skuadra e Vëllaznimit edhe stinorin e kaluar kishte bërë gara në Ligën e Parë, ku kishte arritur të grumbullonte 29 pikë nga 27 ndeshje të zhvilluara.
Ndër të tjera kujtojmë që Vëllaznimi para fillimit të këtij stinori ka lidhur marrëveshje me trajnerin Granit Begolli, i cili do ta drejtojë skuadrën gjakovare rreth rezultateve dhe objektivave pozitive.