Procesi i imunizimit është duke vazhduar në qendrën e vaksinimit “Fehmi Agani” në Gjakovë. Ditëve të fundit po administrohen më shumë doza të dyta. Sipas stafit mjekësor fluksi i qytetarëve këtu ka rënë dukshëm, por nga java e ardhshme pritet të shtohet numri i vaksinave, për arsye se tri javë më parë kjo qendër ka administruar shifra rekord të vaksinimit me doza të para.
Me tutje Zajmi tha se edhe pas infektimit me covid-19, qytetarët duhet të mos hezitojnë dhe të vaksinohen.
Qytetarët që morën dozën e vaksinës anti-covid thanë se kanë hezituar të vaksinohen ngase nuk kanë qenë mirë të informuar rreth kësaj çështje.
Nga e hëna e deri të premten gjithsej në këtë qendër janë administruar 3211 vaksinime dhe prej tyre me dozën e dytë janë imunizuar 2229 qytetarë.