Vajza e policit të vrarë në veri: Babai im është flijuar për lirinë e vendit

Vajza e rreshterit të vrarë, Afrim Bunjakut, Arbenita tha se babai i saj është flijuar për lirinë e vendit.

Me fjalimin e saj ajo emocioni të pranishmit, duke thënë se “mbete jetim para kohe, si të jetojë pa ty”. Por që u shpreh krenare për veprën e babait të saj.

“Heroi im babai im. Sa vështirë e kam të shkruaj për ty, para kohe mbeta jetim kurrë se kam besuar. Ikja jote na la një plagë, si të jetoj unë pa ty. Hyra brenda në shtëpi dhe nuk të pashë”.

“… por si të jetojmë pa ty. Babi ti ishe një njeri i dashur, ku e flijove vetën për liri, për këtë vend që ne dhe Kosova të gjithë të jemi krenar për ty me heroizmin tënd”, tha ajo.

Polici i vrarë pas vetes ka lënë përveç vajzës edhe dy djemtë dhe gruan.

/eo/

Read Previous

Kërstiq: Rasti në Banjskë do ta përforcojë pozicionin e Kurtit për të dërguar më shumë policë në veri

Read Next

Sulmi në veri, gjendet i vdekur edhe sulmuesi i katërt