Ushtrimi ‘Shpata e Artë 2025’, mbahet javën e ardhshme

KFOR-i, EULEX dhe Policia e Kosovës do të kryejnë aktivitete trajnimi së bashku në kuadër të ushtrimit “Shpata e Artë 2025” në Kampin ‘Vrelo’ në Prishtinë, më 9 dhe 10 qershor.

Në njoftim thuhet se ushtrimi do të testojë zbatimin e procedurave të menaxhimit të krizave në skenarë të ndryshëm të sigurisë dhe do të ndihmojë në rritjen e aftësisë së këtyre subjekteve të ndryshme për të vepruar së bashku.

“Do të përfshijë mbi 600 personel. “Shpata e Artë 2025” është një tjetër demonstrim i prekshëm i bashkëpunimit të zhvilluar mirë dhe afatgjatë midis KFOR-it, EULEX-it dhe Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Sipas njoftimit, për herë të parë, Forca e Sigurisë së Kosovës do të marrë pjesë gjithashtu në këtë ushtrim, në përputhje me mandatin e saj origjinal të mbrojtjes civile, përmes aktiviteteve të trajnimit mbi trajtimin dhe asgjësimin e sigurt të municioneve shpërthyese dhe materialeve të rrezikshme./rtklive

Read Previous

Gjiganti anglez po e konsideron seriozisht transferimin e Donnarummas

Read Next

Shqipëria së shpejti mund të ketë më shumë turistë se Kroacia