Ushtria izraelite paralajmëron Iranin të evakuojë centralet bërthamore

Ushtria izraelite e ka paralajmëruar Iranin që të evakuojë menjëherë “fabrikat e prodhimit të armëve ushtarake”, me shumë gjasa duke sinjalizuar sulme të reja.

Avichay Adraee, zëdhënës ushtarak, e postoi paralajmërimin në platformën sociale X në persisht.

Në të kaluarën, Adraee ka sinjalizuar sulme të tjera në Rripin e Gazës, Liban dhe Jemen mes luftës Izrael-Hamas në Rripin e Gazës, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.

Paralajmërimi i tij vjen menjëherë pasi Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, tha se Teherani do të ndalonte sulmet ndaj Izraelit nëse Izraeli do të ndalonte sulmet e tij.

Ndryshe, së fundmi Houthit e Jemenit kanë njoftuar publikisht se sulmuan Izraelin në koordinim me Iranin.

Një zëdhënës i grupit Jahja Saree tha se në 24 orët e fundit ata kishin qëlluar disa raketa balistike në qytetin izraelit të Jaffas.

“Në mbështetje të popullit të shtypur palestinez dhe iranian… ky operacion u koordinua me sulmet e kryera nga ushtria iraniane kundër armikut kriminal të Izraelit”, tha Saree./Telegrafi/

Read Previous

Gjermania, Franca dhe Britania ‘i shtrin dorën’ Iranit në përpjekje për të ulur tensionet në konfliktin me Izraelin

Read Next

Trump kërcënon Iranin