Ushtarët gjermanë të KFOR-it patrullojnë në veri

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR), ka njoftuar se ushtarët gjermanë i kanë kryer disa patrullime rutinore në Veri.

Kështu është bërë e ditur nëpërmjet një komunikate për media.

“Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë”, thuhet në komunikatë.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR-i është përgjegjësi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX), përkatësisht, me të cilët punojmë në koordinim të ngushtë.

Më 18 gusht, ushtarët bullgarë në kuadër të KFOR-it, kishin nisur kryerjen e patrullimeve të rregullta në Komunën e Leposaviqit.

Ndërkohë ushtarët polakë në kuadër të KFOR-it, kishin nisur patrullimet përgjatë vijës kufitare në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Më 10 nëntor edhe ushtarët letonezë të KFOR-it kanë kryer “patrullime rutinore” me Policinë e Kosovës në komunën veriore të Zubin Potokut. /Albanianpost.com

Read Previous

Pesë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit

Read Next

OKB: Marrëveshja e burgjeve Kosovë-Danimarkë rrezikon të drejtat e njeriut