Ushtarët e FSK-së kryejnë me sukses një kurs në Britani të Madhe

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës e kanë kryer  me sukses të plotë “Kursin për Vëzhgim dhe Zbulim në Operacione Luftarake”.

“Ky kurs është realizuar nga specialistët britanik dhe specialistët tanë të shkolluar në Divizionin e Taktikave të Blinduara dhe Vëzhgimit në Warminster”.

“Falënderim i veçantë për Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen e madhe në të gjitha aspektet. Forca djema! Vazhdojmë me sukseset e reja!”,ka shkruar Mehaj në rrjetin social Facebook.

/KlanKosova/

Read Previous

Mbi 60 pacientë janë duke marrë trajtim për COVID-19 në QKUK dhe spitale tjera

Read Next

Lëkundjet e tërmetit, shkon në 100 numri i banesave të dëmtuara në Shqipëri