Sipas ekspertëve të shëndetit, diabeti është një sëmundje metabolike që shkakton sheqer të lartë në gjak. Në këtë rast, trupi juaj ose nuk prodhon mjaftueshëm insulinë ose nuk mund ta përdorë në mënyrë efektive insulinën që krijon.
Shkaktare për rritje edhe më të madhe të sasisë së sheqerit në gjak tek personat diabetik mund të jenë ushqimet e mbushura me karbohidrate si buka e bardhë, makaronat drithërat, orizi, frutat, qumështi dhe ëmbëlsirat.
Por ekspertët shëndetësorë phojnë se mund të bëhet një balancim mes ushqimeve që ju pëlqejnë dhe ngrënies së shëndetshme njëkohëshit.
Disa prej tyre janë:
1. Perimet e papërpunuara, të gatuara ose të pjekura
Perimet e shijshme dhe me karbohidrate të ulëta, si patëllxhanët, domatet, kërpudhat, qepët, lakrat e Brukselit, lakra jeshile, spinaqi dhe kungujt me karbohidrate të ulëta siç është kungull i njomë, përpos që përmbajnë sasi të ulët të sheqerit njëkohësisht edhe ushtojnë aromën, ngjyrën dhe strukturën e një vakti.
Shoqërues të përshtatshëm me sasi të ulëta të yndyrës të cilët mund të përdoren janë humusi dhe guakamoli dhe poashtu edhe pjekiq me erëza të ndryshme si rozmarina, speci kajen ose hudhra.
Gjethet e lakrës së pjekur në furrë me vaj ulliri për patate të skuqura të shpejta, krokante. Ju gjithashtu mund të përzierni zarzavate me perime të pjekura për të shtuar strukturë dhe aromë tjetër, ose t’i shërbeni me pak proteina, si salmoni.
2. Pijet aromatike me pak kalori
Uji i zakonshëm është gjithmonë i mirë, por të njëjtin e bën edhe më interesant mbushja me fruta dhe perime. Të tilla mund të jenë shoqërimi i ujit me një fetë limoni apo kastraveci dhe disa kuba akulla për t’i dhënë më shumë freski.
Për adhuruesit e çajit të nxehtë një opsion efektiv është pirja e çajit të ftohtë të shoqëruar me limon ose më një shkop kanelle. Këto elemente përpos që përmbajnë më pak karbohidrate krijojnë edhe ndjesinë e ngopjes.
3. Pjepëri ose Manaferrat
Një filxhan i mbushur me njërën prej këtyre frutave përmban vetëm 15 gram karbohidrate. Përzierja e pjeprit ose manaferrave me kos të thjeshtë ose vendosja e tyre në kube akulli mund të jetë një kombinim i mirë.
4. Ushqime me drithëra të plota dhe fibra më të larta
Plotësoni këto për të mos ngrënë shumë ose për të zgjedhur ushqimet e gabuara.
Provoni bishtajore si fasulet e thata, bizelet dhe thjerrëzat. Ju mund të shijoni edhe një fasule të zezë dhe salcë misri me perimet tuaja të papërpunuara.
“Këto ushqime kanë akoma karbohidrate, por kanë aromë interesante [që ju ndihmojnë të mbani të kënaqur]”, thotë Poëers.
5. “Një yndyrë e vogël”
Prej yndyrërave paksa më të shëndetshme që mund të përdorni në vaktet tuaja janë:
vaj ulliri, avokado dhe peshqit e yndyrshëm, i tillë mund të jetë salmoni i servirur me lakër të gjelbër.
6. Proteina
Kosi grek, gjiza, vezët dhe mishi pa dhjam janë disa prej zgjidhjeve ideale për një ushqyerje të shëndetshme.
Sipas Shoqatës Amerikane të Diabetit opsionet kryesore janë:
Proteinat me bazë bimore si fasulet, arrat, farat ose tofu.
Ndërsa sa i përket mishit janë peshku dhe prodhimet e detit e poashtu edhe mishi i bardhë i puklës dhe i gjeldetit./Helthline