Banorët në rrugën “Ahmet Korenica” kanë shqetësime për urën që ndodhet shumë pranë shtëpive të tyre. Në lumin Krena që rrjedh poshtë kësaj ure ka shumë mbeturina e përveç kësaj, ata thonë që kjo urë nuk ka mbajtëse anash dhe po paraqet rrezik për fëmijët dhe personat e tjerë që frekuentojnë këtë pjesë.
Nga Drejtoria për Shërbime Publike në komunën e Gjakovës na thanë se komuna ka menduar të investojë këtu dhe projekti është në fazën e prokurimit. Parashihet që të ngritet ura më lart si dhe të bëhet pastrimi në këtë anë të lumit Krena. Megjithatë jemi të gatshëm të ndërhyjmë për të ofruar zgjidhje nëse ndodh ndonjë rast emergjent, përndryshe pritet të ndërtohet ura e re, tha ndër të tjera Kastrati.
Sipas këtij dikasteri do të punohet në ndërtimin e urës dhe vetëdijësimin e qytetarëve për mos hudhjen e mbeturinave.