Ulen tarifat e shërbimeve noteriale dhe të përmbaruesve privatë

Ministria e Drejtësisë ka bërë të ditur se gjatë tri viteve të fundit ka krijuar lehtësira për qytetarë dhe biznese, duke ulur tarifat e shërbimeve ligjore.

Ministria e Drejtësisë ka bërë të ditur uljen për 40 % të tarifave të përmbaruesve privatë, uljen për 25 % të tarifave të shërbimeve noteriale dhe heqjen nga përmbarimi të disa pagesave për kategori të caktuara.

“Këto ndryshime bëhen për të siguruar që drejtësia të jetë më e përballueshme dhe e qasshme për të gjithë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë./rtklive

Read Previous

Rumania ngriti dy aeroplanë për shkak të dronëve rusë të zbuluar pranë kufirit

Read Next

​Seanca për buxhetin e vitit 2025 do të mbahet më 11 nëntor