Ukrainasit thonë se rusët përdorën për herë të parë një raketë balistike ndërkontinentale për të goditur Dnipron

Sipas Kievit, Rusia ka lansuar një raketë balistike ndërkontinentale në Ukrainë këtë mëngjes.

Agjencia e lajmeve Reuters raporton se kjo është hera e parë që një armë e llojit dhe fuqisë së tillë, të përdoret në luftë në Ukrainë.

Forcat ajrore ukrainase njoftuan se raketa është shkrepur nga rajoni rus Astrakhan dhe shënjestroi rajonin e Dnipros, transmeton Telegrafi.

Nga ky sulm në Dnipro, kanë shpërthyer dy zjarre të mëdha derisa për dëme akoma nuk është bërë e ditur asgjë.

Ukrainasit pretendojnë se kanë rrëzuar gjashtë nga njëmbëdhjetë raketa Kh-101 gjatë të njëjtit sulm.

Nga Moska akoma nuk janë deklaruar mbi këto pretendime, kurse raketa ndërkontinentale kanë një rreze veprimi prej mijëra kilometra dhe mund të përdoren për sulme bërthamore. /Telegrafi/

Read Previous

Një i mitur dërgohet në mbajtje për mashtrim

Read Next

Kasanof: Nuk pres që politika e SHBA-së ndaj Ballkanit Perëndimor të ndryshojë gjatë mandatit të Trumpit