Ukrainasit shkatërrojnë shtabin e rusëve në Zaporizhzhia

Operativët e inteligjencës ushtarake ukrainase, në bashkëpunim me grupin për operacione strategjike Tavriia, kanë arritur të shkatërrojnë shtabin e rusëve – duke vrarë ushtarët që gjendeshin brenda objektit në rajonin e Zaporizhzhia.

Pamjet e filmuara nga ajri, shfaq shtabin e rusëve në rajonin e pushtuar Zaporizhzhia që goditet direkt nga predhat e artilerisë ukrainase, transmeton Telegrafi.

Sipas ukrainasve, në këtë sulm kanë mbetur të vrarë gjashtë ushtarë rusë si dhe tre tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë.

Një shtëpi civile e shndërruar në shtab të ushtrisë ruse në Zaporizhzhia, goditet dhe shkatërrohet plotësisht nga predhat ukrainase.

Në këtë rajon që nga fillimi i luftës zhvillohen luftime të ashpra, dhe ukrainasit assesi të ndalen duke tentuar të rikthejnë këtë pjesë nën kontrollin e tyre. /Telegrafi/

Read Previous

Amorim shqetëson edhe më shumë tifozët

Read Next

Popullsia e botës do të jetë 8.09 miliardë në Vitin e Ri pas një rritje prej 71 milionë në 2024