Ukraina shpreson se lufta do të përfundojë përpara Eurovizionit

Liverpooli u bë qyteti mikpritës i Eurovizionit, pasi Mbretëria e Bashkuar ofroi infrastrukturën për të organizuar shfaqjen ndërsa nuk është në gjendje ta bëjë këtë Ukraina.

Pavarësisht se fitoi garën e vitit të kaluar, Ukraina nuk ofroi siguri për pjesëmarrësit në festival shkaku i pushtimit ukrainas.

Vitali Klitschko, kryebashkiaku i Kievit tha se “Uroj që Eurovizioni në Liverpool, qyteti legjendar i muzikës, të mbahet mend si një ngjarje e madhe muzikore dhe kulturore. Ne do ta shikojmë dhe do të bëjmë tifo”.

“Unë besoj se Eurovizioni i ardhshëm do të mbahet në Ukrainë”, shtoi ai, raporton skynews.

Oksana Skybinska, një menaxhere aktivitetesh nga departamenti i bashkëpunimit ndërkombëtar në UA:PBC – transmetuesi publik i Ukrainës, shtoi se “të gjithë shpresojmë se lufta do të përfundojë deri në muajin maj”.

“Ne jemi vërtetë të hapur dhe duam t’i japim sa më shumë informacione (për BBC dhe Liverpool), sa më shumë këshilla, sa më shumë ekspertizë të jetë e mundur, në mënyrë që Eurovizioni i këtij viti të ketë vërtetë atmosferë ukrainase”, shtoi ajo. /Telegrafi/

Read Previous

Inteligjenca britanike: Bombardime të ashpra po ndodhin në Kherson, një prej sulmeve më të përgjakshme nga fillimi i luftës

Read Next

Si ta llogarisni pagën bruto në neto me koeficientin e ri prej 105 euro?