Inteligjenca britanike: Bombardime të ashpra po ndodhin në Kherson, një prej sulmeve më të përgjakshme nga fillimi i luftës

Ministria britanike e Mbrojtjes, ka publikuar raportin më të fundit sa i përket luftës në Ukrainës.

Sipas britanikëve, këto ditë është regjistruar një prej sulmeve më intensive përgjatë lumit Dnipro në Kherson.

“Kjo përfshin granatimin e vazhdueshëm të qytetit Kherson”, thuhet në raportin e inteligjencës britanike duke theksuar se jashtë Donbasit, pra në Kherson janë zhvilluar granatimet më të ashpra.

“Arsyetimi i Rusisë për pakësimin e rezervave të municionit këtu nuk është i qartë. Megjithatë, komandantët ndoshta synojnë pjesërisht të degradojnë moralin civil dhe të pengojnë çdo kundërsulm ukrainas nga përtej lumit”, shtoi ministria britanike.

Në anën tjetër, në tërë territorin e Ukrainës janë duke vazhduar luftimet. E presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky po vazhdon t’i bëjë thirrje vendeve të perëndimit që t’i japin më shumë armë. /Telegrafi/

Read Previous

Studimi: Ushqimet e paketuara rrisin rrezikun e prekjes nga kanceri

Read Next

Ukraina shpreson se lufta do të përfundojë përpara Eurovizionit