Si ta llogarisni pagën bruto në neto me koeficientin e ri prej 105 euro?

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 123-të ka marr vendim që ta caktojë koeficientin e ri të pagave për sektorin publik.

Sipas përllogaritjeve ky koeficient për vitin 2023 do të jetë 105 euro, ndërsa për 2024-në parashihet të jetë 110 euro.

Llogaritja e pagës bruto do bëhet duke e shumëzuar vlerën e koeficientit me kategorinë e koeficientit.

Kategoria e koeficientit të pagave për një policë është 5, atëherë duhet llogaritur me koeficientin 105 euro, pra 5 x 105 euro jep vlerën prej 525 euro pagë bruto.

Llogaritja e pagës bruto në neto | Burimi: ATK

Mirëpo, llogaritja e pagës bruto në neto caktohet duke larguar pjesën e kontributeve pensionale dhe shkallën tatimore.

Nga paga 525 euro hiqet vlera e kontributeve pensionale prej 10 për qind (5 për qind punëdhënësi dhe 5 për qind punëmarrësi) e që në këtë rast është 52.5 euro, ku mbetet paga 498.75 euro.

Paga prej 497.75 euro kalon nëpër shkallët tatimore, duke ia larguar 27.68 euro gjithsej tatim.

Derisa në fund paga neto është 471.07 euro, pra duke larguar 52.5 euro kontribute pensionale dhe 27.68 euro tatime.

Llogaritni KËTU pagën nga bruto në neto. /Telegrafi/

Read Previous

Ukraina shpreson se lufta do të përfundojë përpara Eurovizionit

Read Next

Pse gjigantët ndërkombëtarë të teknologjisë po pushojnë nga puna mijëra punëtorë