Ukraina rifillon eksportet e energjisë elektrike në Evropë

Ukraina ka rifilluar eksportet e energjisë elektrike në Evropë. Lajmi është konfirmuar nga ministri i Energjisë, German Galushchenko.

Kjo është hera e parë që eksportet kanë rifilluar që kur u pezulluan në tetor, kur Rusia filloi sulmet e rregullta në infrastrukturën energjitike, shkruan Sky News.

Sulmet shkaktuan ndërprerje të mëdha të energjisë për civilët dhe industritë, duke i detyruar punëtorët të punojnë jashtë orarit për të riparuar rrjetin.

“Ne kemi rifilluar eksportet,” tha Galushchenko, duke shtuar se Rusia “nuk ia doli aspak të shkatërrojë sistemin tonë energjetik”.

Bashkimi Evropian është tregu kryesor i eksportit të energjisë në Ukrainë.

Galushchenko deklaroi se furnizimi me energji elektrike për popullsinë vendase mbetet prioriteti i vendit pavarësisht rifillimit të eksporteve. /abcnews.al

Read Previous

Nga Haga në Bruksel, sërish pritet të protestohet me moton “Për UÇK-në, të vërtetën dhe drejtësinë”

Read Next

Xherdan Shaqiri me intervistë emocionale për Guardian – flet për luftën në Kosovë dhe karriera e tij në futboll