Ukraina njofton për humbjet që ia ka shkaktuar ushtrisë ruse

Ukraina ka publikuar të dhënat më të fundit sa i përket humbjeve, që ia ka shkaktuar armikut si në njerëz ashtu dhe në makineri luftarake.

Kievi pretendon se 20.300 ushtarë rusë janë vrarë nga fillimi i pushtimit, ndërsa 2.002 mjete të blinduara ruse janë shkatërruar.

Edhe mjete tjera ushtarake janë shkatërruar siç janë 146 helikopterë dhe 773 tanke.

Ndërkaq muajin e kaluar Rusia pretendonte se vetëm 1.351 ushtarë i janë vrarë në luftën në Ukrainë.

Megjithatë, NATO ka vlerësuar se deri më 24 mars, janë vrarë 15 ushtarë rusë në Ukrainë. /Telegrafi/

Read Previous

Papa Françesku bën thirrje për paqe: Zemrat tona janë të mbushura me frikë dhe ankth

Read Next

Djaloshi 12-vjeç ka mbledhur mbi 200 mijë euro për ukrainasit e prekur nga lufta