Ukraina kthehet në frontin e kualifikimit pas fitores ndaj Sllovakisë

Ukraina e ka mposhtur Sllovakinë me rezultat 1-2 në xhiron e dytë të grupit E.

Pjesa e parë u takoi sllovakëve, të cilët kaluan në epërsi qysh në minutën e 17-të me anë të Schranz.

Ndërsa në pjesën e dytë, përkatësisht në minutën e 54-të me anë të Shaparenkos.

Kurse goli i fitores erdhi tek në minutën e 80-të për ukrainasit, ku Yaremchuk shënoi për rezultatin përfundimtar.

Aktualisht në grupin E, nga tri pikë i kanë Rumania, Ukraina dhe Sllovakia, ndërsa Belgjika është e fundit me zero pikë, e që do ta zhvillojë ndeshjen e dytë sonte kundër Rumanisë.

Pas fitores së Ukrainës, Shqipërisë i është komplikuar edhe më shumë situata për t’u kualifikuar, qoftë edhe për nga vendi i tretë.

Aktualisht në renditjen e katër vendeve të treta më të mira, Shqipëria e zë pozitën e tretë me vetëm një pikë.

Në tabelën e katër vendeve të treta më të mira, pozitën e parë e ka Sllovakia me tri pikë, të dytën Sllovenia me dy, Shqipëria të tretën me një dhe Skocia të katërtin me një./Klankosova.tv

Read Previous

Ukraina vazhdon të rekrutojë të burgosur për të forcuar ushtrinë

Read Next

Paraburgoset shtetasi i Serbisë, i dyshuar për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë në Zveçan