Në fshatin Prush të komunës së Gjakovës janë diku 10 shtëpi e afërsisht 60 banorë që jetojnë në këtë fshat të bukur në afërsi të kufirit. Në një zonë të thellë në kufi me Shqipërinë, ky fshat numëron pafund bukuri natyrore. Banorët e këtushëm tregojnë se ndonëse kanë mbetur pak në numër, nuk e kanë ndërmend të largohen nga fshati, por do të vazhdojnë të jetojnë këtu me të mirat e vështirësitë që kanë.
Ndërkaq punën nuk e ndalnin asnjëherë dhe tani kur sitina e dimrit është afër banorët e këtushëm janë përgatitur për çdo gjë. Uji dhe kanalizimet mbetet preukopimet e tyre në baza ditore të cilat kërkojnë të zgjidhen nga akterët kompetent.