UFC-262/ Nate Diaz rikthehet në kafaz pas 18 muajsh, ja rivali

Pas 18 muajsh pushim, Nate Diaz do të rikthehet në kafaz në eventin UFC-262, që
zhvillohet më 15 maj, në Teksas. Lajmin e konrmoi UFC-ja, duke zyrtarizuar edhe
emrin e rivalit, britaniku Leon Edwards.

Një duel me 5 raunde që pritet me shumë interes, pasi Diaz është një nga ikonat e
arteve marciale mikse. Ai nuk duelon që prej nëntorit 2019 (UFC-244), kur u mund
nga Jorge Masvidal.

Në këtë event, UFC-262, do të zhvillohet edhe sda për titullin kampion bote në
peshën e lehtë mes Michael Chandler dhe Charles Oliveira, titull i lënë vakant pas
tërheqjes së Khabib Nurmagomedov. Ndaj, interesi për këtë evend do të jetë edhe
më i madh tani që duelon Nate Diaz.

“Do të më shihni sërish më 15 maj, në UFC-262. Në këtë event do të zhvillohet edhe
dueli për titullin kampion në peshën e lehtë. Kam nevojë që njerëzit t’i njohin këta
njerëz, që kanë punuar shumë dhe mezi po pres të shoh se kush do ta marrë kurorën
time të vjetër. Do t’ju shoh djema”, shkruan Nate Diaz.

Read Previous

Ku kanë shpenzuar më shumë zviceranët gjatë pandemisë ?

Read Next

Leeds United interesohet për të firmosur me Aguero