Ditët e fundit është përfolur se finalja e Champions League do të zhvendoset nga Stambolli në Lisbonë pasi supozohej se UEFA i trëmbej një rrëmuje të mundshme për shkak të zgjedhjeve presidenciale në Turqi.
Tashmë, organi më i lartë i futbollit për klube në Evropë, UEFA, ka reaguar në lidhje me këto thashetheme.
“Pas disa raportimeve të pasakta dhe të pabaza nga mediat, UEFA dëshiron të qartësojë pozicionin e saj për finalen e Champions League 2023. Ndeshja do të zhvillohet në Stamboll sipas programit, më 10 qershor 2023.v=_2_163_1_0&n=1&sHost=secure-ds.serving-sys.com
UEFA shton se nuk ka disktutime kontradiktore me institucionet politike, qeveritë apo federatat kombëtare të futbollit”, thuhej në njoftimin zyrtar./ h.ll/abcnews.al