U zu duke vjedhur derivate, arrestohet i dyshuari në Fushë-Kosovë

Një person është arrestuar të hënën mbrëma në Fushë-Kosovë, pasi është zënë nga policët duke vjedhur derivate nga një ekskavator. 

“Personi i dyshuar është arrestuar nga policia, derisa me një gyp plastike po nxirrte derivate nga një ekskavator”, thuhet në njoftimin e Policisë. 

Personi i arrestuar thuhet se është K.H., 39 vjeç. 

“Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore me vendim të prokurorit, është dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në njoftim./koha.net/ 

Read Previous

BE-ja po përgatitet për një “luftë” të madhe teknologjike

Read Next

Gjenerali gjerman: E gjithë Gjermania po përgatitet për luftë