Pas dy gjysmëfinaleve të zhvilluara dje në kuadër të garës FINAL 4, që u organizua për herë të parë në Gjakovë, gjatë ditës së sotme u zhvillua finalja e kësaj gare, mes KB “Gjakova e re” dhe KB“Kosovari”.
Kjo ndeshje u zhvillua në palestrën sportive “Shani Nushi”, ku të dyja skuadrat ishin te motivuara për lojë, por skuadra që vjen nga Fushë Kosova, arriti që në fund të ndeshjes me një rezultat mjaf të ngushtë 46 – 48 , të dalë fituese e kësaj gare.
Falenderues për lojën “fair” nga KB. “Gjakova e re”, u shpreh, trajneri Shefqet Xhaka, i cili ndër të tjera tha që në këtë finale nuk pati favorit.
E një ndër basketbollistët më të dalluar të KB “Gjakova e re”. Bleonis Tanushi, që dje në sekondat e fundit ja mundësoi finalen ekipit të tij, u shpreh se pavarësisht humbjes gara shkoi shumë mirë, dhe që synimi tyre I vetëm mbetet inkuadrimi në Ligën e Parë të Basketbollit kosovar.
Ndër të tjera theksojmë që MVP I kësaj gare u shpall Ilir Jashanica, nga KB “Kosovari”, dhe që aktualisht të dyja skuadrat finaliste gjinden në pozititat e para pa asnjë humbje, në grupet e tyre respektive.