U ther me thikë një 60-vjeçar në Gjirokastër, vdes në spital

Një 60-vjeçar është therur më thikë pas një konflikti me një person tjetër.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme rreth orës 13:10, në lagjen “Pazari i Vjetër” në  Gjirokastër.

Burimet bëjnë të ditur se viktima është Ilir Ruco 60 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spital.

Pas një konflikti të çastit, shtetasi A. N., 57 vjeç, banues në Gjirokastër, ka goditur me mjet të mprehtë shtetasin I. R., rreth 60 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili u transportua për në Spitalin Rajonal Gjirokastër”, thotë policia.

Menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe bënë të mundur kapjen e autorit, i cili u shoqërua për në ambientet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, për të vijuar me procedurat e mëtejshme./Gazeta Sinjali/

Read Previous

Kurti, priti në takim Ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë

Read Next

Nëntë viktima për katër vite në rrugën Tetovë – Jazhincë