Në orët e hershme të mëngjesit një punëtor i sigurimit të Spitalit të Gjakovës është sulmuar fizikisht nga tre persona. Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe menjëherë ka pranuar tretman mjekësor. Sipas Drejtorit Hilmi Shala pas tretmanit viktima po vazhdon mjekimin në shtëpi.
Ndërsa zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, Nysret Xhurkaj, ka thënë se përpos dhunës, personat i kanë marrë sigurimit edhe një qafore ari me vlerë 1800 euro si dhe ia kanë thyer telefonin iPhone 11.
Për momentin te dyshuarit mbeten te paidentifikuar.
Rasti është duke u hetuar nga të gjitha njësitë relevante të Policisë së Kosovës.