Në spitalin e Gjakovës 9 pacientë po trajtohen për Covid-19

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë publike të Kosovës në total numri i rasteve aktive në Kosovë është 689 persona. Në spitalin e përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë të hospitalizuar janë gjithsej 9 pacientë që rezultojnë pozitiv me Covid-19.

Për momentin spitali i Gjakovës qëndron mirë me kapacitete dhe furnizim.

Shala bën apel te popullata të vaksinohen sa më shumë në mënyrë që t’i shmangim variantet e ndryshme të virusit.

Prej fillimit të vaksinimit e deri më sot në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë gjithsej 445.650 doza të vaksinës anti-covid.

Read Previous

U sulmua fizikisht sigurimi i spitalit dhe iu vodh qaforja në vlerë prej 1800 euro

Read Next

Kusari-Lila tregon pse s’po ndërhyn policia në veri