U pensionua sot anesteziologu Ilir Beqiri

Nuk ndodh rëndom që në këtë pjesë të festohet, por sot personeli i spitalit kishin përgatitur një festë befasi për anesteziologun e parë në Gjakovë, Ilir Beqirin, i cili sot festoi 65 vjetorin e lindjes si dhe pensionimin pas një karriere të gjatë dhe të sukseshme në mjekësi.

Ushtruesi i detyrës së drejtori të spitalit Ardian Jusufi tha se është nderë dhe krenari që dr. Ilir Beqiri ka qenë pjesë e stafit të spitalit.

Spitali kishte përgatitur edhe një mirënjohje për Beqirin si shenjë falenderimi për kontributin e tij ndër vite në këtë spital, e doktori i ngarkuar emocionalisht nga befasia e kolegëve u mundua që të falenderoi gjithsecilin për këtë organizim.

Kolegët që patën rastin të punonin me anesteziologun ndan fjalët më të mira për kolegun e tyre, duke e konsideruar si njëri profesionist dhe me virtyte të larta njerzore.

Në këtë rast kolegët kishin përgaditur edhe dhurata nga më të veqantat, me mbishkrime të cilat tregonin edhe cilësitë që e karakterizonin mjekun që sot u pensionua.

Read Previous

Nxënësit dhe stafi i shkollës “Ardhmëria” vizitojnë Televizionin Syri

Read Next

221 vite nga vdekja e Novalis, poeti më i famshëm i romantizmit gjerman