U mendua se ishte “meteor i zjarrtë”, çfarë u pa në qiellin e Australisë

Shkëndijat e zjarrit që janë parë natën e së hënës në qiell në Melburn kanë shkaktuar një mori postimesh në mediat sociale që pyesnin nëse ishte një meteor.

Në një deklaratë për mediat Agjencia Australiane e Hapësirës ka thënë se “ndezjet e dritës” ishin “me gjasa” mbetje të një rakete ruse Soyuz-2 që po rihynte në atmosferën e Tokës.

Ndër të tjera në media shkruhet se raketa ishte përdorur për të lëshuar një satelit më herët në mbrëmje.

“Kjo nisje u njoftua dhe mbetjet e raketës ishin planifikuar të rihynin në mënyrë të sigurt në atmosferë në oqean në brigjet juglindore të Tasmanisë”, ishte thënë ndër tjerash në një deklaratë. /abcnews.al

Read Previous

Shkencëtarët kanë filluar të zhvillojnë vaksina kundër pandemive të reja

Read Next

Kritikoi ardhjen e Messi-t, Inter Miami largon portierin