Ansambli i këngëve dhe valleve të qytetit performoi para adhuruesve te muzikës valle popullore e këngë të mirëfillta shqipe. ” Ditët e Pranverës” kocert ky i mbajtur në pallatin e kultures “Asim Vokshi” në Gjakovë, erdhi mbrëmë nga 16 artist të ndryshëm të cilët i japën gjallëri këtij manifestimi, disa me këngë e të tjerë me valle.
Shkelqim Rraci, drejtuesi i ansamblit tregoi se u deshën shume kohë për përgatitjen e këtij koncerti dhe pavarsisht situatës pandemike ata arriten pritshmërit e tyre.https://www.syri-vision.tv/
Për kontibutin e dhënë në kuadër te organizimeve që shënojnë javën e kulturës, drejtoresha e këtij dikasteri Saranda Hyesni-Maloku dhe grupi “Ashikët” u dekoruan me mirënjohje.
Secila valle e këngë që u interpretua, emocionoi publikun i cili e përcolli këtë koncert me duartrokitje të vazhdueshme. Trashëgimia e këngës shqipe është e pazëvëndësueshme e ne jemi me fat që këso koncertesh po organizohen tashmë që tri vite radhazi.https://www.syri-vision.tv/