Për dy net me radhë është mbajtur “Festivali i Mishit” në Gjakovë i cili i bashkoi njerëzit përmes kombinimit të muzikës, ushqimit dhe atmosferës festive. Në këtë organizim qytetarët patën mundësinë që të dëgjojnë nga afër këngë prej më të ndryshmëve që nga ato të vjetra qytetare shqipe e deri tek zhanri i popit dhe rokut si në gjuhën shqipe ashtu edhe ato të huaja. Ata që përformuan në këtë mbrëmje ishin grupi ELITA 5 dhe Grupi 04. Entuziazmi nga ana e audiencës është ai i cili u ofroi një prej kënaqësive më të madhe të kësaj nate kështu thanë vokalistët të cilët njëherit theksuan se qyteti i Gjakovës ka një traditë dhe çdoherë i pret mirë.
Nga publiku kishte të atillë të cilët mbrapa kamerës shprehën kënaqësinë ndaj kësaj feste duke thënë se përpos mallit për këto lloj organizimesh dhe këngëtarëve pjesmarrës, ishte edhe gërshetimi i kënaqësive që ofronte ky festival pa pasur nevojë që të udhëtojnë më larg. Ky organizim vitin e kaluar nuk u mbajt për shkak të pandemisë dhe masave anticovid.