Është mbajtur mbledhja e shtatë me rradhë e Asamblesë së Komunës së Gjakovës,e cila nisi me një minutë heshtje në nderim të viktimave që ndërruan jetë në aksidentin tragjik në Kroaci. Në bazë të Rendit të Ditës, të propozuar nga kryesuesi Anton Shala fillimisht u shqyrtua procesverbali i mbledhjes së kaluar, dhe pastaj antëtarët parashtruan pyetje për ekzekutivin. Diskutimet më të zëshme ishin nga asambleistët opozitarë, nga të cilët u vunë re mangësitë që sipas tyre kishte kjo qeveri, veçanërisht në aspektin e tenderëve.
Shkumbin Kastrati në fjalimin e tij rreth punës së drejtorisë së sherbimeve publike tha që po punojnë në disa segmente rrugore dhe sanimin e disa gropave por që fluksi i mërgimtarëve ka bërë që këto punë të kryhen gjatë nates. Rrok Luli nga radhët e PDK-së tha se punët nuk janë duke u kryer as natën e as diten.
Shqyrtimi i raportit të auditorit gjithashtu hapi shumë debate në mes të anëtarëve dhe ekzekutivit. Mimoza Shala nga Vetëvendosja tentoj të marrë fjalën por kjo u keqkuptua nga kryesuesi Anton Shala, e që më pas nxiti një debat të ashpër mes tyre. Pikë e rendit ishte edhe mbështjetja financiare në vlerë prej 10 mijë euro e KF Vëllaznimi ku u votua me 19 vota pro, 8 kundër dhe 1 abstenim, kurse mbështetje të plotë morri financimi i klubit hendbollistik “ Vëllaznimi” në po të njëjtën shumë.Të dyja këto kërkesa ishin në konkurencën e meshkujve.