Në Gjakovë janë arrestuar të mërkurën dy të dyshuar, pasi që gjatë kontrolli të banesës së tyre janë gjetur dhe konfiskuar 30.88 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë, 1.04 gram fara të kanabis sativa, një peshore, një thikë, një pasaportë dhe pesë telefona mobil.
Policia njofton se me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
/Klankosova.tv/