Tyson Fury: Ja shtetet që kanë bërë ofertë për duelin me Joshua

Boksieri britanik Tyson Fury, kampion bote në peshen e rëndë (kategoria WBC) ka
konfirmuar përmes një postimi në rrjetet sociale se brenda ditës së diel mund të
zyrtarizohet vendi dhe datat ku do të zhvillohet dueli me Anthony Joshua.


Joshua mban titujt e kategorinë WBA, WBO e IBF në peshën e rëndë. Ndaj, kjo
sfidë, do të unifikojë titujt kampionë. Fury ka treguar se cilat janë shtetet e
interesuara për këtë duel, me shpresën që brenda 24 orëve të ardhshme të
formalizohet gjithçka.


“Kam disa lajme të reja. Në tavolinë kam 4-5 oferta interesante në lidhje me vendin se
ku do të zhvillohet dueli me Joshua. Në Arabinë Saudite, në Katar, në Uzbekistin, në
Rusi, në Amerikë dhe në Angli”, thotë Tyson Fury.


“Do të vendosim brenda ditës së dielë dhe më në fund të zyrtarizojmë këtë duel, ku
do të shkatërroj rivalin tim”, u shpreh Tyson Fury, i pamposhtur në karrierën e tij.

Read Previous

Policia në Mianmar qëllon mbi protestuesit, vdesin mbi 80 persona

Read Next

Raiola kërkon 1 milion funte në javë për Haalandin