Turqi – Një 17-vjeçare shpëtohet nga rrënojat, 248 orë pas tërmetit në Turqi

Një vajzë 17-vjeçare është shpëtuar nga rrënojat në ditën e 11-të pasi një seri tërmetesh të fuqishme goditën Turqinë dhe Sirinë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Aleyna Ölmez u shpëtua nga një ndërtesë që u shemb në provincën qendrore jugore të Kahramanmaras – 248 orë pas tërmetit me magnitudë 7.8 ballë.

Ajo është dërguar me ambulancë në spital.

Numri i vdekjeve nga tërmetet e fuqishme që goditën të hënën e kaluar është rritur në 36,187 në Turqi, tha të enjten Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të vendit (AFAD).

AFAD shtoi se më shumë se 4,300 pasgoditje kishin goditur zonën e katastrofës që nga lëkundjet fillestare masive.

/Telegrafi/

Read Previous

Kurti: Synimi ynë mbetet kthimi i besimit në institucione dhe punësimi i të rinjve

Read Next

Kurti: I kemi mbështetur komunitetet më shumë se çdo Qeveri, asnjë qytetar s’do të diskriminohet