Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sonte ka mbajtur tubimin përmbyllës së fushatës zgjedhore, Ramush Haradinaj gjatë fjalimit të tij tha që Gjakova gjithmon në çdo proces ka treguar se është lidere dhe që Ardian Gjini është njëriu i duhur që duhet të qeveris më Gjakovën.
Ndërsa kandidati për kryetar të Gjakovës nga AAK Ardian Gjini në takimin përmbyllës u shpreh se me punë dhe përkushtim kemi kthyer besimin e qytetarëve.
Ky tubim përfundoj duke i ftuar qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.