Tryezë diskutimi për Zonën e lirë ekonomike në Gjakovë

Me temën: A mundet Zona e lirë ekonomike të ringjallë  ekonominë e Gjakovës dhe rajonit është mbajtur tryezë diskutimi. Ky organizim u moderua nga Agron Dobruna  i cili njoftoi se qëllimi i këtij takimi është nxerrja e rekomandimeve dhe ideve që të arrijmë sukses në rikthimin e Zonës së lirë ekonomike në komunën e Gjakovës. Diskutimin e hapi deputetja e Kuvendit të Kosovës Mimoza Kusari Lila e cila foli për situatën aktuale.

I pranishëm ishte edhe Albert Baraku, ekspert i çështjeve ekonomike, i cili ndër të tjera theksoi se për këtë temë është folur pak.

Koordinatorja rajonale e BERZH-it, Leonora Kusari tha se duhet krijuar më tepër mundësi edhe për investitorët lokal.

Fatos Stavileci në cilësinë e panelistit vuri theksin tek mundësitë e krijimit të data qendrave për qarkullim më të lehtë të informatave. 

Takimi u mbyll me diskutime mbi modelin që do të ndiqet tash e tutje nga Qeveria e re për zonat ekonomike.

Read Previous

Gruan refugjate nga Kosova, diplomacia ruse e quan viktimë serbe

Read Next

I gjen 300 euro në rrugë, i dorëzon në polici