Trupi i Maradona-s mund të transferohet në një mauzoleum

Një gjykatë argjentinase autorizoi të martën transferimin e eshtrave të legjendës së futbollit Diego Maradona, me kërkesë të vajzave të tij, nga një varrezë në një mauzoleum që do të ndërtohet për të në qendër të Buenos Aires.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia franceze “AFP”.

Maradona vdiq në nëntor 2020, në moshën 60-vjeçare, teksa po shërohej nga një operacion në tru për një mpiksje gjaku dhe pas dekadash lufte ndaj varësive nga kokaina dhe alkooli.

Ai u gjet i vdekur në shtrat dy javë pasi u operua, në një shtëpi me qira në një lagje ekskluzive të Buenos Aires-it ku u soll pasi doli nga spitali.

Legjenda argjentinase u zbulua se kishte vdekur nga një atak në zemër.

Vajzat e tij kishin kërkuar që eshtrat e tij të transferoheshin në një monument që do të njihet si “Memorial M10”.

Gjykata që pranoi kërkesën po heton edhe neglizhencën e mundshme nga ana e ekipit mjekësor të Maradona-s që mund të ketë çuar në vdekjen e tij. /Albanianpost.com

Read Previous

Futbollisti i Manchester City u arrestua në Madrid

Read Next

Fundoset anija në Nigeri, të paktën 150 persona të zhdukur