Trupi i Hajrizit kthehet në Kosovë, MPJD: Po kryhen procedurat mjeko-ligjore për identifikim

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës(MPJD) ka njoftuar se trupi i pajetë i qytetarit të Kosovës, i raportuar si i vrarë në Lloznicë të Serbisë, tashmë ka mbërritur në Kosovë.

Përmes, një njoftimi për media nga ky dikaster thonë se pas mbërritjes së trupit të pajetë të shtetasit të Kosovës, institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës po kryejnë procedurat e mëtejshme mjeko-ligjore për identifikimin dhe verifikimin e tij.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton opinionin publik që trupi i pajetë i qytetarit të Kosovës, i raportuar si i vrarë në Lloznicë të Serbisë, tashmë ka mbërritur në Kosovë.

Pas mbërritjes së trupit të pajetë të shtetasit të Kosovës, institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës po kryejnë procedurat e mëtejshme mjeko-ligjore për identifikimin dhe verifikimin e tij.

Read Previous

Parashikimi i motit për sot, në disa zona mund të ketë shi

Read Next

Pas Instagramit, Turqia bllokon qasjen edhe në lojërat online